auto_veturat-e-qeverise1436262593

Vetura zyrtare 5Z edhe për nxënës (Foto)

Një veturë zyrtare me regjistrimin 5Z, rreth orës 17.30 është ndaluar afër trotuarit te shkolla “Ismail Qemali”.

Periskopi.com Lajme

Qëllimi i ndalimit: Marrja nga shkolla e fëmijës , ose e fëmijëve, që e kanë përfunduar mësimin.

Duket se shoferi i saj është i mirësjellshëm, jo vetëm pse i merr fëmijët nga shkolla në këtë kohë paradimri e errësire, po për shkak se atë me një buzëqeshje e përshëndet edhe një kalimtar rasti, sigurisht ndonjë i njohur i tij.

Nuk dihet se të kujt janë fëmijët që voziten me këtë veturë zyrtare. Ndërsa orari zyrtar i punës zyrtare ka përfunduar një orë e gjysmë më herët.

20161123181854367646