Behxhet Shala

Vetura luksoze e Behxhet Shalës (FOTO)

Kryetari i KMLDNJ-së, Behxhet Shala vozitë një veturë tejet luksoze.

Periskopi.com Lajme

Në këto foto të siguruara nga “Zeri.info” shihet Shala me automjetin e tij të tipit “Range Rover” nëpër rrugët e Prishtinës. Sipas çmimeve të publikuara në internet kjo veturë është tejet e shtrenjtë. Vetura më e lirë e tipit “Range Rover” shkon prej 8 mijë euro e deri mbi 100 mijë euro.

Ndryshe, sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar mbrëmë kreun e KMLDNJ-së se ky i fundit është pjesë e SHIK-ut.

“Jo rastësisht ai ka kohë që endet rrugëve të Prishtinës me një xhip të zi të madh e të shtrenjtë si dhe pat blerë shtëpi e truall atje te fshati ndërkombëtar në periferi të qytetit duke u bërë fqinj i Thaçit, atje ku po instalohen nomeklatura e regjimit me familjet e tyre”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa Shala, në një prononcim për “Zeri.info” ka mohuar zërat se ai është pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, ndonëse pranoi se me disa prej ish-anëtarëve të kësaj organizate ka raporte të mira.

Image

Image

Image