policia-aaaaaa_1470057290-3623094

Vetëvritet zyrtari i Policisë së Kosovës në Leposaviq

Është vetëvrarë me revole zyrtare një pjesëtar i policisë së Kosovës në Leposaviq Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por zëdhënësi i atij rajoni, Besim Hoti ka konfirmuar për Gazetën Express se zyrtari policor është gjetur i vrarë para shtëpisë së tij.

Periskopi.com Lajme

“Banorët e kanë parë dhe kanë lajmëruar. Ai ka qenë me uniformë zyrtare të policisë”, tha Hoti duke shtuar se polici dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Zyrtari policor është i komunitetit serb, konfirmon Hoti duke thënë se organet e hetuesisë tashmë janë në shqyrtim të rastit.