Skene krimi / Ilustrim

Vetëvritet një i ri nga Drenasi

Në mëngjesin e ditës së sotme është gjetur i vdekur një i ri nga Drenasi.

Periskopi.com Lajme

 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për klikpress.net policia rajonale e Drenasit, këta të fundit nuk pranuan të jepnin informacione shtesë në lidhje me rastin.

Nga burimet jo zyrtare mësohet që viktima me inicialet P.H., i moshës 21 vjeçare ka bërë vetëvrasje.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje do të ju mbajmë të informuar në momentin që do të sigurojmë informacione të reja.

Sipas statistikave të bëra në fund të prillit 2016, nga viti 2001 deri në vitin 2016, janë shënuar 935 raste të vetëvrasjes.