davidhamilton-e1480321084275-780x439

Vetëvritet fotografi i njohur britanik

Fotografi britanik, David Hamilton, ka ndërruar jetë në Paris në moshë 83 vjeçare, pasi ka bërë vetëvrasje.

Periskopi.com Limonada

Ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Francës, pasi fqinjët e tij kishin kërkuar ndihmë.

Mediat e atjeshme kanë njoftuar se ekipet mjekësore kanë gjetur një numër të madh tabletash në afërsi të trupit dhe besohet se ka bërë vetëvrasje.

Hamilton ka lindur dhe është rritur në Londër, ndërsa pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Francë.

Fotografi kontrovers, i cili është i njohur për fotografimin e femrave të reja nudo, së fundmi u akuzua se në të kaluarën i ka përdhunuar disa prej modeleve të tij tinejxhere. Mirëpo, ai i hodhi poshtë akuzat. /Telegrafi/