Kuvend

Vetëvendosje do votojë kundër buxhetit të vitit 2017

Planifikimi i buxhetit për vitin 2017 ka filluar të shkaktoj përçarjet mes koalicionit qeverisë PDK-LDK.

Periskopi.com Uncategorized

E përderisa në shqyrtimin e parë e kanë kaluar Komisioni për Buxhet i Kuvendi të Kosovës, opozita e votoi kundër.

Subjekti më i madh opozitar, Vetëvendosje e votoi kundër edhe në Komsioni e njëlloj thonë se do bëjnë edhe kur tëe votohet në Kuvend, raporton periskopi.

Shqipe Pantina nga ky subjekt për thotë se natyrisht që edhe në seancë do e kundërshtojnë.

“Edhe në seancë LVV do votojë kundër pasi ky buxhet nuk garanton zhvillim ekonomik e as punësim e mirëqenie për qytetarët. Ky buxhet është më shumë buxhet elektoral dhe kjo ilustrohet më së miri tek investimet kapitale në fushën e infrastrukturës; janë me dhjetëra projekte për te cilat janë ndarë nga 50 000 euro për vitin 2017, përderisa shuma totale e buxhetit shkon prej 250 000 deri në 950 000. Pra kjo qeveri tenton vetëm të fillojë sa më shumë rrugë, por që përfundimi i tyre pritet të bëhet tek në vitin 2019”, thotë ajo për Periskopi

Pantina shpjegon se buxheti aktualisht parasheh zhytjen në borxh edhe të qeverisë se ardhshme, e cila mund të mos e këtë prioritet asfaltin, por ta as arsimin, shëndetësinë apo prioritete tjera.

“Poashtu, duhet ta dimë që shifra nuk është objektiv dhe qëllim në vete. Qëllim duhet të jetë zhvillimi ose zvogëlimi i varfërisë. Shifra e lartë, nuk e garanton zhvillimin ekonomik nëse nuk e ka si qëllim që të përdoret si destinim për zhvillim ekonomik ta zëmë”, thotë ajo. / Periskopi