15230763_685827928259083_7749487122763342025_n

Veseli në panik, e do patjetër Drenasin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar se Drenica nuk do të thyhet kurrë.

Periskopi.com Lajme

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, i pari i PDK-së ka shkruar se në këto zgjedhje, Drenasi do të jetë model si mbahen zgjedhjet, ndërsa sipas tij, PDK do të jetë shembull se si fitohet fuqishëm, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Drenica nuk thyhet kurrë. Sa më shumë që sfidohet, aq më e fuqishme bëhet. Në këto zgjedhje të imponuara, Drenica do të dalë më madhështore se kurrë. Drenasi do të jetë model se si mbahen zgjedhjet e ndershme dhe PDK do të jetë shembull se si fitohet fuqishëm. Gjithmonë së bashku.