veseli

Veseli-Konjufcës: Qysh ja keni nis me marr me stupc krejt shtetin

Tashmë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në këtë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë “Qysh ja keni nis me marr me stupc krejt shtetin”.

Kjo pasi, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar fjalën.

Konjufca tha se është e padrejtë që Veseli i dha fjalën vetëm Zenun Pajazitit, i cili është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe në këtë seancë kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Periskopi/