ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-8_4607

Vendi shpejt shkon në zgjedhje, muri do rrëzohet

Haradinaj ka thënë se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas tij, situata është e vështirë, shkruan GazetaBlic.

Gazeta BLIC Intervista

“Besojë se tani afër do të shkojmë në zgjedhje, sepse situate është e vështirë dhe e paqëndrueshme kështu dhe i kushton Kosovës mbajtja e kësaj gjendje kështu, status quo  po e harxhon vendin në shumë aspekte edhe besojë se dalja nga kjo gjendje janë zgjedhjet. Pra jemi afër zgjedhjeve” tha Haradinaj.

Tutje në këtë intervistë do të mund të lexoni se edhe nëse do të votohet demarkacioni si dhe a do të ketë koalicion ndërmjet AAK-së e AKR-së.

Z. Haradinaj, në seancën e djeshme Kuvendi e ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës pretendon ta rrëzon murin në veri. Mendoni se përmes kësaj rezolute do të rrënohet ky mur?

Haradinaj : Po, do të hiqet muri, për shkak se parlamenti ka vendosur ashtu. Tani janë në obligim grupet parlamentare që kanë përkrah rezolutën. Rezoluta përmban edhe pikën e nenit, qarkullimin e lirshëm të qytetarëve, pastaj edhe kthimin e qytetarëve të shpërngulur nga veriu, por ai është proces më i gjatë kthimi. Por, po, muri do të hiqet.

Kush është fajtori për këtë mur dhe a duhet që dikush të shkarkohet apo të japë dorëheqje e gjithë qeveria?

Haradinaj: Po përgjegjësia bie mbi Qeverinë e vendit, mbi delegacionin e Kosovës në Bruksel.

Kush konkretisht duhet të mbaj përgjegjësinë?

Haradinaj : Por tani mungesa e llogaridhënies të ne është fenomen, kështu që ne megjithatë po e shohim që muri duhet të hiqet, por ajo që është e dhimbshëm është se pse me na ndodhë kështu, pse gjithmonë ne të shkojë  pas ngjarjeve jo me i parapri me kohë. Delegacioni i Kosovës në Bruksel ka mundur që ta informojë  parlamentin me kohë se çka është zgjidhja urbanistike që parashihet atje e që të mos të kemi befasi të tilla pastaj.

Keni shpalosur një agjendë përmes së cilës keni thënë se vendi do të del nga kriza. Pse pikërisht tash e keni shpalosur këtë program?

Haradinaj : Ne në vazhdimësi përgatitim përgjigje për problemet e Kosovës, pra zgjidhje se si mund të dilet nga situata aktuale, se gjendja është evolutive, pra ne në vazhdimësi vijmë me përgjigjet tona. Ne i kemi dhënë disa përgjigje për tema që janë kyçe në vend për rendin dhe ligjin në vend që është problem serioz duke përfshirë korrupsionin dhe problemet me qeverisjen. Kemi dhënë përgjigje për ekonominë e vendit dhe për shëndetësinë dhe arsimin. Pra janë katër tema kyçëse që kemi dhënë përgjigje qeverisëse. Po ashtu kemi paralajmëruar se po përgatisim edhe platformën ose strategjinë për zhvillimin afatgjatë të vendit 2017-2027.

Është përmendur mundësia e një koalicioni edhe me AKR-në. A ka diçka konkrete në këtë drejtim, sepse para disa ditësh u publikua edhe një fotografi e juaja me Behxhet Pacollin ?

Po ne jemi në koalicion me NISMA-në edhe kemi një situatë të qëndrueshme të këtij partneriteti. Aleanca veç ka 15 përqind. Mendohet se edhe NISMA ka një numër të caktuar, pra nuk po precizojë por besojë që mbi 5 përqind po që në rast se do të bënim  koalicion me AKR-në do të ishim fitues të zgjedhjeve dhe i kemi bërë një propozim AKR-së. E kemi pasur një takim të përbashkët me z.Limaj, z.Pacolli. Kam pasur një takim të z. Pacolli në shtëpi jemi tani në pritje të një përgjigje nga AKR.

Kur saktësisht mendoni se vendi do të shkojë në zgjedhje?

Haradinaj : Besojë se tani afër do të shkojmë në zgjedhje, sepse situate është e vështirë dhe e paqëndrueshme kështu dhe i kushton Kosovës mbajtja e kësaj gjendje kështu, status qua po e harxhon vendin në shumë aspekte edhe besojë se dalja nga kjo gjendje janë zgjedhjet. Pra jemi afër zgjedhjeve.

Ka pasur premtime nga zyrtare qeveritar se këtë vit qytetaret e vendit do te lëvizin lirshëm, pra do te behet liberalizimi i vizave, por sipas kryeministrit Mustafa, opozita u be shkaktar i mos liberalizimit te vizave. Si e komentoni ju këtë deklaratë ?

Haradinaj : Është e padrejtë, përgjegjësia është në Qeverinë e vendit, në fakt liberalizimi na u është premtuar edhe para çështjes së Demarkacionit, si kusht kryesor para Demarkacionit është rendi dhe ligji, lufta e korrupsionit, kriminalitetit . Pastaj po ashtu rëndësi i jepet reformave në administratë në institucione. Te ne nuk po ndodhin, gjyqësore dhe më tutje. Lidhja me Demarkacionin është kontribut i vet Qeverisë, pse është lidhë demarkacioni me liberalizimin. Ndërsa ne jemi ofruar disa herë për ta korrigjuar gabimin që e ka bërë Qeveria, që e ka bërë një marrëveshje të gabuar. Tani janë ofruar edhe institucionet e BE-së me korrigjuar, po hetohet që kryetari i Qeverisë, disi po i ikë korrigjimit me ide të reja si rasti i matjes së territorit që është e dhimbshme se kështu i humb kohë Kosovës. Ma mirë me u fokusuar në korrigjim si rasti i ligjit për Trepçën , ne e kundërshtuam një ligj të gabuar për Trepçën kohë përpara, kur erdh ligji i duhur e votuam. E ne kemi kërkuar edhe prej miqve ndërkombëtar që të na ndihmojnë në korrigjim dhe ta votojmë Marrëveshjen për

Demarkacion dhe ta ratifikojmë në Parlament me kufirin që është në Qakor dhe në Kullë dhe në majat e larta që ka ekzistuar ai kufi.

Isa Mustafa ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta procedoj në Kuvend Demarkacionin. Mendoni se kësaj radhe do të kaloj në Kuvend?

Haradinaj: Ai po tallet, mendojë se kjo është një lloj teorike e tij e vazhdueshme, jo serioze. Demarkacioni kalon nëse ndryshohet, nëse bien version të drejt, jo version të gabuar. Besojë edhe ai edhe shumica e dimë që s’kalon, deputetë të të gjitha partive, jo vetëm të opozitës … Ka shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, të opozitës po se po, të dy partive PDK, LDK, të komuniteteve që janë deklaruar kundër këtij version. Pra është e pamundur të kalojë ky version. Nuk do të kalon .Po nuk duhet me humb kohë, duhet me vazhduar për korrigjim tani kur ka edhe gatishmëri nga BE-ja me na ndihmuar për korrigjim. Që unë kam prit që takimi i dy kryeministrave që është në vazhdën e këtij angazhimi për korrigjimin nga institucionet e BE-së, të jep rezultat. Jam i habitur me rezultatet, rezultati nuk është matja, se nuk ke si me e matë një territor që nuk i ka kuotat e veta të ratifikuara në këtë rast… Pra është një humbje kohe, një humbje e parave është një ndërhyrje pikërisht në at vullnetin që ekziston tani për me e korrigjuar. Si me qenë kundër, sikur të gjithë qohen me e ndreq një punë, kryeministri qohet me e pengu me këtë ide.

Vitit 2016 i erdhi fundi, si do ta përshkruanit ju këtë vit?

Haradinaj : Vit i vështir, vit i ngecjeve të mëdha, vit i humbjeve për Kosovën, i dobësimit të Kosovës edhe në planin regjional të jashtëm, por edhe në planin e brendshëm, në ligj e siguri. Nuk e votuam ushtrinë e Kosovës. Planin ekonomikë, investimet kalojnë përreth nesh, por nuk vijnë në Kosovë pra është vit i rëndë për Kosovën.

A mendoni se do të ndryshojnë gjërat në vitin 2017?

Edhe për Kosovën ka Zot edhe na jemi në të drejtën ton, pra unë besojë që ajo është me rëndësi që ne me besuar në vete me besuar në ata kush jem. Në të drejtën tonë, me punuar për atë që besojmë dhe atëherë na përkrahin të gjithë. Na përkrahin edhe miqtë por edhe na respektojnë kundërshtarët. Ndërsa elita e sotme në institucione ka humb besimin në vete edhe vetvetiu atëherë edhe Kosovës nuk i beson askush./GazetaBlic.com