Vdes sociologu i famshëm polak Zygmunt Bauman

Zygmunt Bauman, njëri prej sociologëve më prominent europian në dekadat e fundit, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Periskopi.com Kulturë

Puna e polakut mendimtar majtist eksploroi rrjedhshmërinë e identitetit në botën moderne, Holocaustin, konsumerizmin dhe globalizimin.

Bauman vdiq në shtëpinë e tij në Leeds të Anglisë, të hënën, i rrethuar nga familja e tij, ka njoftuar profesoresha e filozofisë Anne Zejdler-Janiszewska dhe shoqe e ngushtë e Baumanit, transmeton Koha.net.

Ai shkroi më shumë se 50 libra, më i njohuri është “Modernity and the Holocaust”, libër i publikuar në vitin 1989, i cili dallonte prej mendimtarëve tjerë që e panë barbarizmin e Holocaustit si një thyerje në modernitet. Baumani zhdukjen në masë të hebrenjve e shihte si rezultat të modernitetit, industrializimit dhe burokracisë së racionalizuar.