shahisti

Vdes “Mjeshtri i Madh” i shahut Eliseev, bie nga kati i 12-të i banesës

Si pasojë e një aksidenti ka vdekur shahisti i ri rus Yuri Eliseev, i cili mbante titullin “Mjeshtër i Madh”, bën të ditur AA. Ai ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni i ndërtesës ku ka jetuar në Moskë.

Periskopi.com Sporti

Mediat ruse shkruajnë se mbrëmë Eliseev ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, dhe se sipas të gjitha gjasave aksidenti ka ndodhur gjatë stërvitjeve të sportit ekstrem Parkour.

Dyshohet se Eliseev ka tentuar të kalojë nga ballkoni i banesë së tij në ballkonin e banesës fqinje, pasi ka qenë i njohur si i pasionuar i “parkourit”, një sport ekstrem i cili përfshinë ngjitje, kërcime dhe një sërë veprimesh të tjera akrobatike.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin i cili në vitin 2012 u kurorëzua me titullin e kampionit botëror të shahut për kategorinë deri 16 vjeçare, ndërsa statusin e “Mjeshtrit të Madh” e mori në moshën 17 vjeçare.