POLICE LINE

Vdes e mitura e aksidentuar dje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur që u aksidentua dje në Skenderaj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Periskopi.com Lajme

“Lidhur me rastin, me 22.11.2016 viktima femër K/Shqiptare-fëmijë, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.