lep

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Policia e Kosovës e ka kategorizuar si “vdekje e dyshimtë”, një vdekje në Leposaviq.

Periskopi.com Lajme

“Raportohet se afër një rruge lokale është gjetur pa shenja jete trupi i pajetë i një personi. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë për obduksion