Vajza nga Prishtina: Mos kaloni natën nga kampusi universitar, mund t’ju ndodhë kjo gjë e frikshme

Periskopi.com Lajme

Një vajzë nga Prishtina ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ftesa Hazrolli me profesion aktore, ka sugjeruar të gjithë, që të mos kalojnë natën kah “Kampusi Universitar” në Prishtinë.

Thotë se i ndodhi diçka shumë e keqe.

Krejt kjo, pasi sipas Ftesës në atë pjesë mungon ndriçimi dhe siguria.

Ky është postimi i saj i plotë:

Përshëndetje! Në Universitetin e Prishtinës, të premten me datë 03.11.2017 rreth orës 21:22 duke kalu përmes kampusit universitar me dy shoqet e mia, ne u sulmuam nga 6 djem të rinj dhe mua mu vodh portofoli,ne nuk patem mundësin të mbrohemi dhe as ta indentifikojm ftyren e ndonjerit prej tyre dhe kjo sepse në kampus te UP-së nuk ka drita. pyes veten se si mund të jete rasti i radhes, do grabitet apo do të vdes dikush, ju lutem shok, shoqe, profesor , e sidomos studentë te UP-së te me mbeshtesni në rrjetet sociale me ket iniciativ!
ajo qfar dua të arrij është: ndriqim ne kampusin universitar të Prishtinës, dhe siguri pak më të lartë nga organet kompetente.
shpresoj të jem rasti i fundit!!