Vajza kujdes, ky është vendi ku meshkujt ju tradhtojnë më së shpeshti

Periskopi.com +18

Nuk është fjala për klubin e natës. Sajti IlicitEncounters.com ka bërë hulumtime me 2.000 të anketuar…

Një anketë ka konstatuar që dasmat janë vendet në të cilat vajzat assesi nuk duhet t’i lënë të dashurit vetëm, sepse ekziston shansi i madh që ata të tradhtojnë.

Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhënie intime dhe atëherë djelmoshat më lehtë “shfrytëzojnë rastin”, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka treguar se, 32 për qind e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën apo të fejuarën nëse shkojnë pa shoqërim në kurorëzim, 27 për qind në mbrëmje të beqarisë, 21 për qind në festimin e Kërshëndellave dhe 9 për qind në mbrëmje të maturës.

Po kjo anketë ka treguar që 37 për qind e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Kërshëndellave, ndërkaq 35 për qind e tyre kanë vlerësuar që do t’i tradhtonte në mbrëmje të beqarisë.

Vetëm 11 për qind e femrave ka menduar që partneri do t’i tradhtonte në ndonjë dasmë.