untitled-1-750x400

Vaji i jojobës dhe fuqitë e jashtëzakonshme, që fshihen në të

Thuajse çdo shampo apo maskë e ka në përmbajtje këtë vaj, i cili përftohet nga pema e jojobës. Ai është një plotësues i shkëlqyer i këtyre produkteve.

Periskopi.com Shëndeti

Pavarësisht efekteve pozitive të ofertave që vijnë nga firmat kozmetike, përdorimi në formën natyrale të tij sjell rezultate edhe më bindëse.
Aplikimi i tij herë pas here ndihmon kundër majave të djegura dhe flokëve të thatë. Gjithashtu ai qetëson lëkurën e acaruar të kokës dhe lufton zbokthin. Vaji jojobës ka edhe vetinë e një antibakteriali të shkëlqyer.

222

Po cila është mënyra e përdorimit?
Vendosni vajin në sasinë e dy grushteve në kokë. Masazhojeni lëkurën e skalpit si dhe flokët e lagur, përgjatë gjithë gjatësisë së tyre. Lëreni të veprojë për dhjetë minuta ose maksimalisht gjysmë ore. Më pas shpëlajini flokët mirë, në mënyrë që të evitoni efektin e flokëve të yndyrshëm. Nëse hasni vështirësi në shpëlarjen e vajit, përdorni pak balsam. Pasi të keni përfunduar të gjitha hapat e mësipërm, ndiqni rutinën e larjes së flokëve tuaj si zakonisht.

333