benefits-of-bananas-780x439

Ushqimet që kanë të njëjtin efekt sikurse viagra

Nëse ndonjëherë keni pasur probleme nën çarçafë, apo thjesht dëshironi t’i bëni disa ndryshime në jetën seksuale, atëherë duhet ta keni parasysh se këto ushqime kryejnë punën e afrodiziakëve dhe e zëvendësojnë nevojën për Viagra.

Periskopi.com Shëndeti

Ushqimet mund t’i shtoni gjatë të gjitha shujtave ditore, dhe ato do t’ju sigurojnë të qëndroni të interesuar pasi ta keni përfunduar desertin, transmeton Telegrafi.

Selino

Selino mund të ketë shijen sikurse uji, por përmban ariginine, i cili i zgjeron venat e gjakut në të njëjtën mënyrë si Viagra. Gjithashtu përmban dy asteroide që ndihmojnë në përmirësimin e  aromës së trupit, gjë që na bën më tërheqës tek të tjerët.

 

Shalqiri

I lëngshëm dhe i ëmbël, ashtu siç edhe duhet të jetë! Citrulina në shalqi ndihmon në prodhimin e oksidit nitrik që përmirëson qëndrueshmërinë seksuale dhe ndihmon në zvogëlimin e problemeve me ereksion. Shalqirin mund ta hani, por gjithashtu mund ta përdorni edhe në formë të pijes duke e futur në blender para se të futeni nën çarçafë…

 

Çokollata

Shumë studime kanë dëshmuar se çokollata e rrit elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që e mundëson gjakun të rrjedh kudo që ka nevojë të shkoj. Ndoshta kjo është edhe arsye se përse e duam çokollatën kaq shumë.

Hudhra

Hudhra mund t’ua bëj gojën të mbaj erë të keqe, por padyshim që do t’ju ndihmoj edhe atëherë kur keni probleme. Alicini e rritë libidonë, gjë që i mban gjërat “interesante” bash atëherë kur edhe duhet.

 

Bananet

Bananet përmbajnë bromelain, gjë që ndihmon në prodhimin e testosteronit dhe e mbajnë lart nivelin e dëshirës seksuale. Veç kësaj, e mira e bananeve është se ka shumë mënyra për t’i konsumuar ato…