fshati-lb-katund

Uglari, “as me shehër as me Barilevë”

Banorët e fshatit Uglar nga Komuna e Graçanicës që deri para procesit të decentralizimit ishin pjesë të Komunës së Fushë-Kosovës, janë në hall sa i përket adresimit të ankesave të tyre.

Periskopi.com Lajme

Ata thonë se zyrtarët komunalë të të dy komunave i drejtojnë te njëra- tjetra, duke iu thënë se nuk jeni banorë të kësaj Komune, raporton KTV.

Për rrugën e paasfaltuar thonë se kanë bërë disa herë kërkesë, por që në këmbim, sipas tyre, Komuna e Graçanicës u ka kërkuar të bëhen zyrtarisht banorë të saj.

Mirëpo, zyrtarët komunalë të Graçanicë kanë hedhur poshtë pretendimet e banorëve, duke thënë se shërbimet ndaj shqiptarëve janë rritur prejse është kryetar Vladeta Kostiq.

Me regjistrimin e fundit të popullsisë, Komuna e Graçanicës ka më shumë se 10 mijë banorë, nga ta rreth 2000 mijë janë shqiptarë.