atentat-ne-tiranee

U vra në Fier më 20 nëntor – Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

Janë publikuar pamjet e atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës.

Periskopi.com Lajme

 

 

Ai u vra më 20 nëntor në qytetin e Fierit, por atentatet ndaj tij janë zhvilluar edhe më herët.

Kështu, në një video të siguruar nga Top Channel, shihet atentati i organizuar nga Patës më 21 gusht në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë.

Ai është nën shoqërinë e tre personave dhe sapo ndahet prej tyre duke iu drejtuar një automjeti të blinduar qëllohet me snajper. Në atë kohë u plagos në vesh dhe i mbijetoi atentatit.

Atentati i dështuar ndodhi pak kohë pasi kishte dalë nga burgu. Policia e shpalli atë në kërkim për mos kallëzim krimi.

Pata ishte akuzuar nga drejtësia për shfrytëzim prostitucioni për të cilën edhe është dënuar, ndërsa ekzekutimi i tij lidhet me trafikun e drogës dhe përplasjet mesa bandave të Tepelenës.

Pata njihej si armik i Elton Çiços, gjithashtu i ekzekutuar, ngjarje e ndodhur më 1 maj në një lokal në ish-Bllok.

atentat1

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

atentat2

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

atentat3

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

atentat4

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

atentat5

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës

atentat6

Ne foto: Momenti i atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës