parti

A pati rrahje gjatë fushatës së PDK-së në Drenas? Ja e vërteta!

Informacionet se në një tubim zgjedhor të PDK’së në fshatin Abri të Epërme ka pasur përleshje, janë mohuar nga ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku.

Periskopi.com Lajme

Ai i ka thënë Insajderit se “në odën e tij PDK nuk ka mbajtur asnjë tubim”. Kjo deklaratë e Demakut, del të jetë e vërtetë, pasiqë burime të Periskopit, tregojnë se tubimi në fjalë, në fakt është mbajtur në një odë në lagjen Hysenaj të Abrisë së Epërme.

Sipas pjesëmarrësve në atë takim, përleshja fizike është evituar, por ka pasur përplasje të ashpra verbale, pasiqë përfaqësuesit e nivelit komunal të PDK’së kanë kërkuar nga të pranishmit që ‘të mos lëshohen në kritika të tepërta’ ndaj ‘të mëdhenjve të PDK’së’.

Gara më e nxehtë në komunën e Drenasit po zhvillohet mes PDK’së dhe NISMA’s për Kosovën. Kjo garë, bëhet edhe më e nxhetë, pikërisht në fshatin Abri e Epërme, pasiqë nga ky fshat vjen edhe kandidati i NISMA’s për Kosovën, Isa Xhemajlaj. Derisa nga po i njëjti fshat, është edhe ish-kryetari Nexhat Demaku.

Gjatë një tubimi elektoral të kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, në një odë në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, raportohet se kanë shpërthyer mosmarrëveshje që për pak nuk kanë përfunduar edhe në përleshje fizike.

Banorë të fshatit Abri e Epërme të cilët kanë qenë prezent në këtë tubim, i kanë thënë Periskopit se mosmarrëveshjet kanë shpërthyer mes Haki Xhemajlit, komandant në FSK si dhe disa banorëve të lagjes Hysenaj të Abrisë së Epërme.

pdj

Pjesëmarrës në këtë tubim, në kushte anonimiteti i kanë thënë Periskopit se përfaqësuesit e PDK’së nuk i kanë duruar kritikat ndaj tyre lidhur me qeverisjen e deritashme në këtë komunë, përfshirë edhe fshatin Abri e Epërme.

“Kanë qenë duke diskutu lidhur me planet e ardhshme që ka PDK’ja në komunën tonë dhe u kemi thënë se si është e mundur që po flasin për plane të ardhshme e do gypa kanë metë qaty mbi dhe qe 9 vite për një kanalizim”, ka thënë njëri nga pjesëmarrësit në tubim.

“Në momentin kur kemi kërku llogari për projektet që kanë mbetë në gjysmë dhe u kemi thënë se një herë duhet të kryhen ato projekte dhe pse nuk janë kry, na është kërku që mos me folë”, ka thënë ai, duke mos dashur t’i përmendet emri.

Lidhur me këtë përplasje, ka qenë fillimisht portali lokal ‘Drenica Press’ që ka raportuar, duke shkruar se ‘kishte përleshje fizike në atë tubim’.

15139616_10209941494927576_260101035_n

Për Insajderin, Nexhat Demaku ka thënë se s’ka pasur si të ndodhë përleshje fizike në shtëpinë e tij, pasiqë PDK nuk ka mbajtur asnjë tubim në atë shtëpi.

“Në shtëpinë time PDK-ja nuk ka mbajtur ndonjë tubim e kështu që nuk ka pasur si të ndodhë ndonjë përleshje”, ka thënë Demaku për Insajderin. /Periskopi/