coutinho

U mendua se Coutinho mund ta humbiste sezonin, por ky është një superlajm

Dëmtimi i Felipe Cutinhos nuk aq i rëndë sa u mendua fillimisht. Sulmuesi brazilian që pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes kundër Sunderland, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Periskopi.com Sporti

Lajmet që vijnë nga infermieria limitojnë dëmet pasi lojtari kryesor i sulmit të “The Reds” do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 6 javë, çka do të thotë se Coutinho do të jetë gati për të zbritur në fushën e lojës në mesin e muajit janar.

Objektivi i Coutinhos është rikthimi për transfertën e “Old Trafford” ndaj Manchester United, por ai do të jetë mungesa e madhe në sfidat derbi kundër Evertonit dhe Manchester City.