dervishaj-2-640x853-1-e1480108565996

‘U evitua tragjedia, truprojat e Lladrovcit dhe Pacollit kanë qenë të armatosur’

Publicistja Kimete Berisha e ka komentuar incidientin e djeshëm mes presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se po të ishte në vend të Pacollit nuk do tregohej e kuptueshme me Lladrovcin, por do të bëhej kokëfortë dhe do ta ftonte që “t’i bëhet pushka top”, transmeton Periskopi.

Berisha thotë se tipat si Lladrovci kulturën dhe urtinë ta marrin për dobësi.

“Ku e gjejnë butë këta shkelin”, shkruan ajo në Facebook.

Komenti i saj i plotë:

Me pas qenë në vendin e Behghjet Pacollit, nuk do t’isha ba zotni me Ramiz Lladrovcit, nuk do të kisha pranu me m’i rreh krahtë dhe me më urdhëru me dalë përjashta lokalit, por me kokëfortësi dhe me arrogancën më të madhe do të kisha qëndru në lokal, dhe do ta kisha ftu atë idiot që t’i bëhet pushka top.

Se këta tipa kulturën dhe urtinë ta marrin për dobësi.

Ku e gjejnë butë këta-shkelin.

Truproja e Behgjetit me siguri ka qenë i armatosur, sikur edhe truproja e Ramizit, kështu që, duke u larguar me qytetari nga lokali, dhe duke ia lëshuar udhën budallës, Behgjeti e ka evituar një tragjedi të mundshme.

Ndoshta ka ardhur koha budallës mos me ia lshu rrugën.

Amerika i mban në Listën e Zezë, si persona të rrezikshëm, e Drenasi u jep pushtet.

Turpi i takon Kadri Veselit.