steve-jobs-587x391

U bënë 10 vjet prejse Steve Jobs prezantoi iPhone’in e parë (Video)

Saktësisht dhjetë vite më parë është prezantuar nga Apple, telefoni i parë i tipit iPhone. Dhe, ndërkohë që konkurrenca reagonte me skepticizëm, fansat e Apple tashmë po e festonin fitoren, shkruan spiegel.de. Ka qenë pikërisht 9 janari i vitit 207 kur Steve Jobs premtoi se me iPhone në fakt do të rizbulohej telefoni.

Periskopi.com Tech/Auto

Me të vërtetë ky celular i ri ishte krejtësisht i ndryshëm nga të mëparshmit, transmeton albinfo.ch. Aparati pa tastaturë shihej me sy kritikë, ashtu si dhe ekrani me prekje (Touchscreen), i cili do të funksiononte me prekjen me gishta ose me një laps.

Ndërsa, kur iPhone përfundimisht në qershor të vitit 2007 doli në shitje, fansat e tij prisnin me ditë tëra duke fushuar para shitoreve, një fenomen që nuk ka ndryshuar as sot. Me pak fjalë: Apple me iPhone na ka drejtuar në një epokë të re të komunikimit, përcjell albinfo.ch. Nga viti 2007 e deri sot janë shitur më shumë se një miliard telefona mobilë, prodhime të Apple.