Hashim Thaçi

Tur i ri ambasadorësh politikë

Ramadan Gashi, Zana Rudi e Gëzim Kasapolli janë në rrugë për t’u zgjedhur ambasadorë të rinj të Kosovës. Konfirmimi i tyre varet vetëm nga dekreti i presidentit Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Të tre janë njerëz të politikës. Ata ose kanë mbajtur pozita në institucionet qeveritare, ose në misione diplomatike. Njëri nga ta ka qenë në thumb të kritikave për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të gazetës kanë theksuar se këta emra janë propozuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.