20161202092359455646

Trumpi nominon gjeneralin e pensionuar për sekretar të Mbrojtjes

Periskopi.com Lajme

Presidenti i zgjedhur amerikan Donal Trump ka njoftuar se do të nominojë për sekretar të mbrojtjes, gjeneralin e pensionuar James Mattis.

Trump e përshkroi Mattisin si njërin prej gjeneralëve më të mirë të Amerikës dhe ka shtuar se një njoftim zyrtar për këtë çështje do ta bëjë të hënën.

Një burim i afërt me Trumpin i ka thënë Fox News se vendimi i presidentit të zgjedhur për nominim të Mattisit ishte i befasishëm.

Mattis, 66-vjeçar, i njohur me nofkën “Qeni i tërbuar”, u pensionua nga ushtria në vitin 2013, pasi shërbeu si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Emërimi i tij për Pentagon do të varet nga Kongresi, pasi ligji federal thekson se ushtarakët kanë të drejtë aplikimi për pozitë të shërbimeve civile shtatë vjet pas pensionimit.