20161130131209757646

Trumpi braktis biznesin

Donald Trump ka njoftuar se do të braktis biznesin totalisht, për t’u fokusuar në punën e tij si president dhe t’i shmanget konfliktit të interesit.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se më 15 dhjetor do të mbajë një konferencë për media me familjen për të njoftuar dorëheqjen e tij në të gjitha postet biznesore, transmeton Koha.net.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se është duke rregulluar gjitha dokumentet për t’u larguar nga gjitha bizneset të cilat i ka udhëhequr deri më tani.