bale

Tronditet Real Madridi në prag të El Clasicos

Real Madrid nuk ka mundur të shijojë fitoren ndaj Sportingut, pasi që uellsiani Gareth Bale është lënduar.

Periskopi.com Sporti

Bale është duke kaluar në një super formë këtë sezon, ku edhe ka rinovuar me madrilenet deri më 2022.

Reali ishte duke udhëhequr 1-0 kur Bale u lëndua dhe u zëvendësua nga Marco Asensio.

Ky lajm do t’i shokojë fansat e ‘los blancos’ si dhe do të jetë një problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane, pak para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Vlen të theksohet se Real Madrid dhe Barcelona do të takohen më 3 dhjetor për të zhvilluar një nga derbit më të fort në botë./Periskopi.com/