cristiano-ronaldo_416x416

Tronditet bota e futbollit, Ronaldo mund të përfundojë në burg

"El Confedencial" ka informacionin tronditëse në lidhje me bizneset e lojtarit të Real Madrid

Periskopi.com Sporti

 

Në botë bëri jehonë informacioni se Cristiano Ronaldo përdori avantazhin e sistemit tatimor në Irlandë për të fituar më shumë para nga kompanitë shumëkombëshe me të cilat ka lidhur kontrata.

Dokumentet e publikuara nga “Football Leaks” raportojnë se kompania e marketingut “Multisports & Image Management (MIM) Limited”, e themeluar në Dublin në vitin 2004, ka lidhur kontrata me brende të mëdha me të cilët bashkëpunon futbollisti i Real Madrid.

“El Confidencial” raporton për marrëveshjet e lidhura me “Nike”, “Unilever”, “KFC”, “Konami” dhe “Toyota Thailand”, përmes të cilave portugezi fitoi miliona.

Tatimi mbi fitimin në Irlandë është më pak se gjysma e tatimit në Spanjë – 12.5 për qind. Sipas “El Confiencial”, Ronaldo është dashur që autoriteteve spanjolle t’ua ndajë 43.5 për qind nga të ardhurat.

Irlanda nuk është ndonjë një nga shtetet që i përket klubit të “parajsave tatimore”, por është e tillë kur është fjala për biznese të korporatave.

Nëse rezulton se Ronaldo ka aksione në “MIM” dhe në qoftë se nuk është deklaruar bashkëpunimi i tij me kompaninë në fjalë, nga e cila ai fitoi një minimum prej 120.000 euro në vit, duhet të përgjigjet penalisht për evazion fiskal.

Të kujtojmë se për mënyra të ngjashme të udhëheqjes së bizneseve private janë dënuar lojtarët e Barcelonës Lionel Messi dhe Javier Mascherano, është fajësuar edhe Neymar, ndërsa procesi gjyqësor është në vijim