futbollistii

Tronditëse, vdes edhe njëri futbollist i cili fillimisht mbijetoi

Të tjera lajme të dhimbshme mbërrijnë nga Kolumbia nga aksidenti i tmerrshëm.

Periskopi.com Sporti

Deri më tani ishte raportuar vetëm për 3 futbollistë të mbijetuar, por një prej tyre nuk ka mundur të fitojë betejën më të vështirë të karrierës, atë me vdekjen, raporton Albeu.

Portieri Danilo Padilha, 31-vjeç nuk ia ka dalë pas ndihmës që ka marrë në spital.

Tashmë të mbijetuar nga ekipi brazilian janë vetëm Alan Ruschel dhe Jakson Follmann. Numri i viktimave është 76.