POLICE LINE

Tronditëse, pas konfliktit burri vret me thikë gruan

 Një krim i rëndë në familja ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Drizë të Kuçovës.

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se shtetasi Rruzhdi Luzi 57 vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit autorin e krimit, shtetasin Rruzhdi Luzi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grindje mes çiftit të bashkëshortëve.