Tri pijet që do t’ju shpëtojnë nga fryrja e barkut

Periskopi.com Shëndeti

Ndieni fryrje të barkut? Këto pije të shijshme do t’ju ndihmojnë të shpëtoni njëherë e mirë nga ky problem bezdisës.

Majdanoz, fara koperi dhe limon

Përbërësit te majdanozi ndihmojnë në zhdukjen e disa baktereve të këqija, dhe ndihmojnë mëlçinë të sekretojë lëngun bile, që ndhmon në procesin e tretjes së yndyrave. Kopra vepron si antispasmodik, duke lehtësuar dhimbjet e barkut. Ndërsa kuercentina te limoni ka veti anti-inflamatore, transmeton Shendeti.com.al.

Përbërësit: majdanoz, fara të koperit, limon dhe mjaltë i papërpunuar

Tonik me kastravec dhe nenexhik

Shumë probleme të tretjes mund të shkaktohen nga inflamacioni; në këtë pjesë të trupit shkaktohet shumë nxehtësi. Kastraveci dhe nenexhiku janë dy produkte natyrale shumë freskuese. Studimet kanë treguar se nenexhiku mund të lehtësojë dhimbjet e sindromës së zorrës së irrituar të shkaktuar nga inflamacioni në traktin gastrointestinal.

Përbërësit: nenexhik, kastravec dhe kripë deti.

Tonik me xhenxhefil dhe lule hibikus

Xhenxhefili ka përbërës të quajtur xhinxherolë, që kanë veti anti-inflatatore. Një tjetër përbërës i xhenxhefilit ndihmon në procesin e tretjes së ushqimit. “Nëse ushqimet nuk treten mirë, ato fillojnë të fermentohen në zorrë, duke shkaktuar kështu gazra dhe fryrje barku.

Lulja e Hibikusit, nga ana tjetër, përmban polifenolë që ndihmojnë në lehtësimin e sistemit tretës. (Kujdes!! Gratë shtatëzana nuk duhet të konsumojnë këtë bimë).

Përbërësit: lule hibikusi të thatë, xhenxhefil i freskët, mjaltë i papërpunuar.