trepca-89

Trepça ’89 kampione vjeshtore

Trepça ’89 do të dimërojë si kampion vjeshtor. Kjo pasi skuadra mitrovicase e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e parë të Superligës së futbollit me 39 pikë, pas 17 xhirosh të pjesës së parë të kampionatit, duke u bërë kështu befasia më e mirë e këtij stinori.

Periskopi.com Sporti

Tri pikët e fundit 89-shi i fitoi të mërkurën në Prizren, ku e mposhti Lirinë me rezultat 0:3.

Oto John ishte realizuesi i dy golave, duke u bërë kështu “mbret” i Superligës. Kurse, një tjetër e ka shënuar Florent Hasani.

Me këtë fitore Trepça ’89 konfirmoi se në sezonin pranveror do të jetë kandidatja thuajse kryesore për titull të kampionit.

Kurse, Liria shkon e shqetësuar në pushim dimëror, pasi në sezonin pranveror mund të preket nga lufta e skuadrave të rrezikuara.

Derbi Feronikeli – Prishtina mbyllet 0:0 kurse Gjilani fitoi në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 2:0.

Drenica dhe Ferizaj i ndan pikët duke barazuar 1:1.