ramiz

Trajtimi skllavëror i punëtorëve në ETC-në e Ramiz Kelmendit, deri në 12 orë punë pa paguar orët shtesë

Multimilioneri, biznesmeni dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi e ka dëshmuar se për të arritur profit me anë të biznesit të tij “Elkos Group” është më gjendje të shkel mbi kurrizin e secilit.

Periskopi.com Lajme

Kësaj radhe janë puntëtorët e tij në marketet ETC që po pësojnë në kuadër të ofertës më të re të supermarketit, e quajtur “Free Friday”.

free

Në mënyrë që të përgatitet terreni dhe biznesi i Kelmendit të mbledhë para sa më shumë që është e mundur, punëtorët e ETC-së detyrohen të punojnë deri në 12 orë në ditë, pa pagesë për orarin shtesë.

Me Periskopin kanë kontaktuar disa punëtorë të pakënaqur me shfrytëzimin e tyre nga ana e kompanisë ku ata punojnë. Ata kanë rrëfyer se sot punëtorët e ETC-së do të punojnë deri në 12 orë në ditë dhe nesër 10 orë në ditë, kur orari i tyre sipas kontratës është vetëm 8 orë pune në ditë.

Po ashtu, orari i tyre i punës është zgjatur edhe gjatë dy ditëve paraprake, deri në 9 orë në ditë.

Kompania nuk u ka paguar as një cent për punën e tyre pas orarit.

Ndërkohë, neni 56 i Ligjit të Punës precizon qartë se i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë për punën më të gjatë se orari i plotë i punës.

Sipas pikës 2.3 të këtij neni, punëtorit që vazhdon punën jashtë orarit të punës, sipas marrëveshjes me Kontratën e Punës dhe Kontratën Kolektive, i takon kompensim prej 30 për qind për punë jashtë orarit.

Çka është edhe më keq dhe që e bën trajtimin e punëtorëve të ngjashëm me trajtimin në sistemin skllavopronar, gjatë gjithë këtij orari maratonik të punës, punëtorëve të ETC-së nuk u lejohet pushim më shumë se 30 minuta.

Punëtorët nuk kanë dashur të paraqiten publikisht me emra për shkak se janë të frikësuar se do të humbin vendet e punës.

Importuesi më i madh i mallrave serbe në Kosovë, Ramiz Kelmendi, jo rrallëherë ka qenë pjesë e raportimeve mediale për pakënaqësinë e punëtorëve me trajtimin dhe shkeljen e të drejtave të tyre që garantohen me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës.

Para pak javësh ETC-së iu zunë mbi 6 ton mish, që synohej ta shpërndahet në tregun kosovar. Mishit nuk i dihej prejardhja. /Periskopi/