drenica

Trajneri kosovar: Referimi na ka dëmtuar 5 ose 6 pikë

Trajneri i Drenicës, Afrim Jashari pas humbjes 1:0 kundër Feronikelit ka thënë se referimi i dobët ka dëmtuar skuadrën e tij me 5 ose 6 pikë, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Duke i uruar gjyqtarët e Kosovës që janë pranuar nga FIFA për ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e arenës ndërkombëtare, Jashari tha se referimi në Kosovë vazhdon të jetë i dobët.

“Nuk dua të gjykoj askënd, mirëpo mund të them lirisht se në disa takime, apo të them në 5 ndeshjet e fundit, jemi dëmtuar shumë [nga gjyqtarët],” tha Jashari.

“Por pikët shkojnë, ndërsa gabimet [e gjyqtarëve] vazhdojnë të përsëriten, por Drenicës i’u kanë mohuar, mund të them lirisht, 5 apo 6 pikë.

“Nuk është ky justifikim, nuk është e rëndësishme. Mirëpo referimi në Kosovë, në bazë të kushteve, duhet të jetë shumë më ndryshe për dallim prej atij në UEFA dhe FIFA.”