Tragjedia e Chapecoense, çfarë ka bërë Zidane?

Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllimet e tij për klubin brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e skuadrës braziliane Chapecoense, pas rrëzimit të aeroplanit.

Fluturimi për në Medellin të Kolumbisë nga Bolivia të hënën u rrëzua duke lënë të vdekur 71 nga 77 udhëtarët. Lajmi vijon më poshtë ↓

Dhe, Zidane para duelit me Cultural Leonesa në Copa del Rey ka shprehur ngushëllime pas ngjarjes së rëndë.

“Para se ta filloj këtë konferencë për media, e dërgoj mbështetjen time, në emër të gjithëve në klub, tek familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit në Kolumbi”, deklaroi ai.

“Ne ndjejmë shumë për atë që ndodhi”, theksoi Zidane.