plane-crash-1

Tragjedi në Kolumbi, rrëzohet aeroplani me 82 njerëz – të mbijetuar mund të jenë vetëm 6

Aeroplani që u rrëzua para pak orësh në Kolumbi, po barte 72 pasagjerë, përfshirë një ekip brazilian të futbollit dhe nëntë anëtarë të eukipazhit - gjithsej 81 njerëz.

Periskopi.com Lajme

Sipas zyrarëve të aviacionit kolumbez, aeroplani deklaroi emergjencë mes komunës së La Cejas dhe asaj dhe La Union, transmeton Periskopi.

Sipas zyrtarëve, nga 81 njerëzit në bord të aeroplanit, të mbijetuar mund të jenë vetëm 6.

Zyrtarët nuk kanë folur se çfarë ka ndodhur me aeroplanit, por thanë se të lënduarit janë duke u dërguar në në qendra mjekësore.

Fotografitë satelitore kanë dëshmuar se rrebeshe shiu dhe stuhi të fuqishme kanë qenë prezente në regjionin ku ka rënë aeroplani në 12 orët e fundit – edhe pse për CNN meteorologët kanë thënë se gjasat janë të vogla që kushtet atmosferike ta kenë shkaktuar aksidentin tragjik.

Departamenti i Aviacionit kolumbez në deklaratën zyrtare ka theksuar se mes pasagjerëve ishte edhe klubi brazilian i futbollit i quajtur Chapecoense. /Periskopi/