Tomë Gashi

Tomë Gashi: Vjedhja e telefonit, mesazh për Aleksandër Lumezin

Avokati Tomë Gashi, teksa ka folur për plaçkitjen në shtëpinë e kryeprokurorit të Republikës, Aleksander Lumezi, ka konkluduar se ky rast kishte një mesazh nga hajnat të cilët ende nuk janë identifikuar. Në një prononcim për “Indeksonline”, Gashi thotë se sulmi në pronën e njërit prej personave kryesor në vend është frikësim për qytetarët e vendit.

Periskopi.com Lajme

“Nëse janë hajna, e që mund edhe mos të jenë, dhe hynë në shtëpinë e kryeprokurorit të Shtetit derisa ai është i mbrojtur prej Policisë të cilin 24 orë e ruajnë atë dhe kanë qenë para shtëpisë së tij atëherë,  besojë se siguria në Kosovë është shumë e cenueshme. Por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhë atë natë, përveç që ai ka deklaruar se i është vjedh një telefon”, është shprehur ai.

Sigurisht se vjedhja e telefonit, sipas Gashit, ka qenë vetëm mesazh mirëpo atë duhet ta vërtetojë hetuesia. Megjithatë, avokati kosovar thotë se kryeprokurori duhet të deklarohet se si e konsideron rastin dhe çfarë masa duhet të ndërmerren për ta mbrojtur atë dhe familjen e ti.

Ndryshe, i pari i Prokurorisë së Shtetit në një prononcim për “Indeksonline” kishte deklaruar se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur. “Po, rreth orës 03:10 minuta kanë hyrë persona të panjohur derisa ne kemi qenë në gjumë dhe i kanë vjedh disa sene jorelevante”, ka thënë ai. Një telefon dhe disa gjëra tjera i kanë marrë, telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime të ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thyer dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”,  kishte deklaruar Lumezi. /Indeksonline/