Tmerron ‘Njeriu-ujk’: Vrasësi serial rrëfen si ka vrarë 80 gra

Një vrasës serial rus i njohur si "njeriu-ujk", që është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 grave, pranoi në polici se kishte edhe vrarë 59 të tjera.

Periskopi.com Lajme

“Euronews” shkruan se Mikhail Popkov, një ish-polic i Siberian, rrëfeu për vrasjet duke thënë se ai e kishte dhunuar gratë para se t’i vriste me sëpata, thika apo edhe kacavida.

Vrasjet ndodhën nga viti 1994 deri në 2000 dhe viktimat ishin të moshës mes 17 dhe 38 vjeç, tha komiteti hetimor rus, që është ekuivalenti  i FBI-së amerikane.

Popkov është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi hetuesit vërtetuan vrasjet e kryera  nëpërmjet testeve ADN-së. Mostrat përputheshin me ADN-në e Popkov që u gjet në vendet e krimit./SYRI.net/

auto_information_items_51401484212817