picmonkey-collage75-620x391-433x300

Tiranë – Flet aktivisti i arrestuar dje: Policia më trajtoi si kriminel

Aktivisti Oltion Zaka, i cili ditën e djeshme u shoqërua nga forcat “Shqiponja” gjatë protestës kundër ligjit për importin e mbetjeve ka folur në një intervistë për gazetën shekulli.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe se e ka trajtuar sikur të ishte një kriminel.

“Kemi qëndruar gjithë natën në rrugë dhe aty nga ora shtatë e mëngjesit kanë ardhur forcat ‘Shqiponja”.

Ne ishim të ulur në rrugë dhe Policia kërkoi që të çoheshim, pasi sipas tyre po pengonim njerëzit dhe direkt na kanë kapur dhunshëm.

Unë i thashë që të mos më preknin me dorë, sepse ajo ishte një protestë e ligjshme dhe nuk kishin të drejtë të preknin me dorë, por erdhi si fillim njeri dhe pas tij i dyti, i treti, i katërti dhe më pas nuk kam parë sesa janë bërë më kanë rrethuar dhe siç e keni parë në videon e publikuar më janë sulur disa duke më ngritur në ajër dhe më çuar drejt furgonit. Aty më kanë futur thes dhe kur e kam parë veten në Polici.

Gjatë tërheqjes zvarrë më kanë lënduar dorën. Më kanë dërguar në klinikë dhe më thanë se keni lëndime të rënda në dorë. Kam dhimbje dhe në pjesë të tjera të trupit. Me një fjalë më kanë trajtuar sikur të isha kriminel”, ka thënë ai në këtë intervistë.