1480617734selma

Tirana-Partizani: Ndërprehet ndeshja, ndalet energjia elektrike

Derbi i Tiranës, mes skuadrës bardheblu dhe “të kuqve” të Partizanit është ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.

Periskopi.com Sporti

Në fakt, vet stadiumi ka drita, e kjo vërehet në faktin që futbollistët e të dyja skuadrave iu drejtuan menjëherë dhomave të zhveshjes, por pa energji duket se kanë mbetur kullat e ndriçimit, shkruan Top Channel.

Gjithsesi, “Selman Stërmasi” ka dhuruar një spektakël nga shkallët e stadiumit, të cilat u ndriçuan të gjitha nga blicet e aparatëve celularë të tifozëve të pranishëm, ndërkohë që në fushën e lojës gjithçka mes Tiranës dhe Partizanit ishte në barazim pa gola.

Nuk dihet ende nëse është marrë ndonjë vendim për vijimin e mëtejshëm të kësaj ndeshjeje, apo shtyrjen e saj, nëse do të vazhdojë të mungojë energjia elektrike.