Tifozët e Realit ‘sulmojnë’ Ronaldon

Periskopi.com Sporti

“Ai është i mbaruar”: Tifozët e Realit kritikojnë Ronaldon, pas humbjes nga Villarreal

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” humbi plotë raste përballë golles për ta vazhduar makthin që skuadra e Zinedine Zidanes po kalon.

Tifozët e Realit kanë shfrytëzuar rrjetet social për të shprehur zemërimin e tyre te Cristiano Ronaldo pas humbjes së ‘Los Blancos’ nga Villarreal në shtëpi, transmeton Periskopi.

Skuadra e Zinedine Zidanes humbi me rezultat të ngushtë prej 1:0, kur Pablo Fornals në minutën e 87-të, realizoi për fitoren e madhe.

Real Madrid tash i ka 16 pikë më pak se lideri Barcelona dhe shanset e tyre për titull kanë përfunduar.

Edhe pse e nënshkroi kontratën dy ditë më parë, Zidane tash përballet me një pyetje për të ardhmen e tij.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo humbi plotë raste përballë golles – gjë që bëri që tifozët të reagojnë furishëm. /Periskopi