T’ia çosh gishtin demokracisë

Christopher Hill Opinione

DENVER – Do prej lajmeve më ikonike – e ndoshta edhe më mashtruese – të shekullit XXI ishin ato të irakjanëve të qeshur derisa shfaqnin gishtin tregues të ngjyer me të purpurtë që kallzonte se ata kishin votuar në zgjedhjet e janarit të vitit 2015. Për shumë prej tyre, ishte hera e parë që e kishin bërë një gjë të tillë.

Ajo që nënkuptohej nga këto imazhe ishte se demokracia më në fund kishte mbërritur në Irak. Një sistem pa zgjedhje nuk mund të pretendojë të ketë demokraci. Kështuqë, për shumë njerëz, të shihje ato imazhe të një procesi të pranueshëm zgjedhur [ngjyra e purpurt i ndalonte votuesit që të votonin më shumë se një herë] ishte provë e mjaftueshme se gjërat kishin ndryshuar.

Por demokracia është një sistem jashtëzakonisht kompleks, dhe zgjedhjet e lira janë vetëm një pjesë e saj. Mungesa e zgjedhjeve padyshim që nënkupton edhe mungesën e demokracisë. Mirëpo kjo nuk nënkupton se nëse përmbyset ky pohim bëhet i vërtetë. Pra, se mbajtja e zgjedhjeve nënkupton edhe praninë e demokracisë. Zgjedhjet janë një kusht i nevojshëm por i pamjaftueshëm i demokracisë; kërkohen poashtu edhe institutocione të qëndrueshme që mishërojnë vlerat demokratike.

Sot, gjithnjë e më shumë shtete mbajnë zgjedhjet, dhe prapseprapë demokracia është në rrezik të madh. Përgjatë vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, dhunimi i besimit publik dhe dështimi për të mbrojtur institucionet demokratike po e ndryshojnë situatën.

Sulmet në institucionet demokratike nuk janë të kufizuara në vendet që kanë përvojë të vogël demokratike. Ato mund të shihen gjithkund, përfshirë edhe në demokracinë më të vjetër të botës, në atë të Shteteve të Bashkuara.

Në Perëndim, lavdërimi i virtyteve të demokracisë te të tjerët është mbajtur si një proselitizim i religjionit sekular, i plotësuar me kërcënimin e zjarrit e squfurit për ata që nuk përqafonin besimin te demokracia. Por mësimet e botës së zhvilluar për botën në zhvillim nuk ishin asnjëherë të përdorshme.

Vite më parë, pas një eventi ku një filantropist ndërkombëtar po ligjëronte për demokracinë me orë të tëra par ase të fluturonte në muzik me avionin e tij privat, një kryeministër nga ballkani i ndodhur në publik më pyeti mua, “Çka duhet të bëj me këto që thotë ky?” Ndërsa kryeministri përballej përditë me çështje të ndjeshme që kishin të bënin me pakicat etnike, furacakët po i ofronin atij këshilla të sojit merre-ose-lëre, për të cilat kurrë nuk do të kishin përgjegjësi.

Tani, lavjerrësi ka rënë në drejtimin e kundërt, veçanërisht në konsideratë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nën administratën e Presidentit Donald Trump, qeveria amerikane as nuk lodhet që të merret me demokracinë më.

Të jemi të sigurtë, kjo pjesërisht e reflekton lodhjen nga dekada të tëra të promovimit të demokracisë nga ana e Perëndimit. Por është më shumë se kaq. Demokracia kërcënohet drejtpërdrejtë në vendin ku duhej t’i kishte rrënjët më të thella kulturore e politike.

Trumpi nuk do vetëm që të shmangë përsëritjen e politikave të dështuara të së kaluarës, siç thotë vetë. Ai dhe mbështetësit e tij poashtu kanë rrokur institucionet fundamentale te të cilat është bazuar e gjithë demokracia amerikane, përfshirë gjykatat, degën e gjyqësorit, median e pavarur dhe më shumë se kaq.

Zyrtari ushtarak i shekullit të nëntëmbëdhjetë në Prusi dhe teoricieni Karl von Klausewitz kanë folur saktësisht për periudhën e një lufte totale që do të mbërrinte në më pak se një shekull pas vdekjes së tij. Ajo që nuk adresoi ai ishte ardhja e një politike totale, nga ku të gjitha institucionet e shoqërisë do të shtypeshin në shërbim të vështirësive ideologjike totalitare. Amerika tash është në mes të një krize të tillë, dhe mënyra sesi do ta menaxhojmë do të na informojë se si vendet tona mund të përballojnë vështirësi të ngjashme të vetat.

Kriza e Amerikës në shtëpi po e ndalon atë nga performimi i rolit të saj tradicional ndërkombëtar si burim të qëndrueshmërisë institucionale dhe si agjent të ndryshimit. Përgjatë periudhës së pas-luftës, Shtetet e Bashkuara ka ndihmuar sigurinë kolektive përmes NATO-s dhe institucioneve tjera.

Për fat të keq, Trumpi ka pak respekt për këtë trashëgimi, ose për traditën e Amerikës që të jetë optimiste dhe të besojë në institucionet e saj. Ai ose nuk e kupton ose nuk i bëhet vonë që sistemi amerikan i qeverisjes ishte burimi kryesor i prestigjit global të vendit.

Qysh tash, heshtja e Amerikës është shurdhuese. Në Siri, ShBA-ja i ka lëshuar terren të tjerëve, megjithëse lufta atje mund të përcaktojë të ardhmen për myslimanët e Lindjes së Mesme. Në ndërkohë, refuzimi i administratës së Trumpit për marrëveshjen trans-oqeanike dhe të pakteve investuese i ka bërë konfuze edhe miqtë e saj dhe i ka trimëruar rivalët më të mëdhenj. Departamenti i Shtetit, pavarësisht se çka thotë shefi i tij, Rex Tillerson, e ka humbur fuqinë globale. Dhe pa një diplomaci proaktive, ShBA-ja shumë shpejt do të eklipsohet ndërkombëtarisht nga Kina.

Por Trumpi i fitoi zgjedhjet në vitin 2016, dhe po e çon gishtin e tij sikur kjo të ishte e vetmja gjë me rëndësi. Në vitin që vjen, do të jetë në dorën e amerikanëve që të çojnë gishtin e tyre – dhe ta bënë të qartë se demokracia vlen shumë, shumë më shumë.

Përktheu e përshtati: Periskopi