Hashim-Thaçi-650x358-1

Thaçi: Sot vizat, nesër anëtarësimi në BE

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin tij në Facebook, e ka përshëndetur takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Sot Kosova dhe BE-ja u takuan në nivel të lartë politik, si dy palë të barabarta për të diskutuar aspektet kyçe të ndërlidhura me MSA-në, marrëveshjen historike që kemi nënshkruar vitin e kaluar, e cila është themeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kjo marrëdhënie duhet të jetë e qartë dhe e bazuar në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete, ka shtuar më tej Thaçi.

“Kosova nuk mund të ecë përpara në mjegull. Reformat e bëra deri më sot dhe ato që do t’i ndërmarrim si pjesë e procesit të integrimit evropian duhet të nënkuptojnë që nesër Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së, ndërsa liberalizimin e vizave, sot”, ka thënë ai.