Thaçi: Kush do ta besonte se flaumuri kombëtar do të përdhosej nga personat që thirren në luftën çlirimtare

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas heqjes së flamurit kombëtar nga “Rrethi” i Prishtinës me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Thaçi në reagimin e tij në facebook, ka thënë se ” Kush do ta besonte se kjo përdhosje e flamurit kombëtar do të bëhej nga shteti në krye të të cilit janë personat që thirren në luftën çlirimtare?! “, shkruan Periskopi.

Reagimi i plotë:

Kush do ta besonte?!

Kush do ta besonte se flamuri kombëtar shqiptar do të përdhosej mu në qendër të Prishtinës nga shteti i Kosovës?!

Kush do ta besonte se kjo përdhosje e flamurit kombëtar do të bëhej nga shteti në krye të të cilit janë personat që thirren në luftën çlirimtare?!

Kush do ta besonte që shtetit që i paguajmë taksa dëshiron të na mohojë identitetin kombëtar?!

Kush do ta besonte që shteti i Kosovës nuk ka një shtizë për flamurin kombëtar?!

Shteti im që është kundër meje e kundër identitetit tim do të më detyrojë të kthehem kundër tij.