f

Thaçi kujton mësuesin Halit Geci në 19-vjetorin e vrasjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 19-vjetorin e vdekjes së mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe në vitin 1997.

Periskopi.com Lajme

Thaçi shkruan se kjo ishte koha kur Kosova po hynte në një fazë të re të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive.

Komenti i tij i plotë:

Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik.

Duke u tërhequr me humbje dhe turp, forcat serbe vranë mësuesin Halit Geci. Varrimi i mësuesit Geci u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme.

Aty, pas ceremonisë së varrimit dolën publikisht përfaqësues të UÇK-së, të cilët u mirëpritën.

Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive. HTH

f