333

Thaçi kërkon nga prokurorët angazhim më të madh kundër korrupsionit e terrorizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka uruar suksese prokurorëve të rinj të cilët dhanë sot betimin para tij, duke premtuar se do të qëndrojnë besnik ndaj Kushtetutës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka kërkuar nga prokurorët një angazhim dhe vendosmëri më të madhe ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Konsolidimi i sundimit të ligjit është një nga prioritetet kryesore të shtetit tonë. Kjo luftë do të forcojë shtetin përbrenda, do të rrisë sigurinë, do të rikthej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kësaj beteje të përbashkët sot iu shtuan edhe 25 prokurorë të rinj, të cilët dhanë betimin, se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës, duke ushtruar këtë funksion me nderë, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Kërkova një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakusht i integrimeve euroatlantike të Kosovës. HTH