465473_le-president-francois-hollande-a-l-elysee-le-9-octobre-2012

Tërhiqet presidenti i Francës, nuk do të kërkojë një mandat të dytë

Një lëvizje surprizë ka ardhur këtë mbrëmje nga Francois Hollande, i cili ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Francës “Unë kam vendosur të mos rikandidoj mandatin tim”, tha kreu socialist në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.

Periskopi.com Lajme

Hollande është përballur me popullaritet shumë të ulët dhe është bërë presidenti i parë në historinë moderne franceze që nuk kërkon të rizgjidhet.

Një nga reagimet e para ka ardhur nga ish-Ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti ka marrë një “vendim të guximshëm”.

Fundjavën e kaluar, më shumë se katër milionë votues francezë votuan ish-kryeministrin Francois Fillon për të përfaqësuar republikanët në dy fazat e votimeve në prill dhe maj./tvklan.al