auto_dhune1471428283-620x330

Tentojnë që ta ndalojnë djalin në rrahjen e gruas, goditën edhe babai dhe nëna

Periskopi.com Lajme

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari S.I. nga Tetova dje ka paraqitur në polici dhunë familjare që është kryer nga djali i tij tridhjetë e shtatë vjeçar F.I. transmeton TetovaSot.

I padituri, F.I. pasi që është kthyer në shtëpi ka nisur një diskutim verbal me gruan e tij të pakurorëzuar M.S.(39), dhe për shkak të disa keqkuptimeve personale. Shumë shpejtë zënka ka dal nga kontrolli dhe para djalit të tij, ai e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e goditur disa herë në kokë dhe trup. Me qëllim që t`i ndihmojnë të sulmuarës, e cila ka kërkuar ndihmë, janë përzier S.I. dhe gruaja e tij, gjegjësisht nëna e F.I., por edhe ata disa herë janë goditur.

Pas një kohe të shkurtër, F.I. është arrestuar, është biseduar me të në Stacionin Policor në Tetovë dhe rreth orës 22 e 30 min është liruar.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit, ku të sulmuarit kanë kërkuar ndjekje penale./TetovaSot/