Tensionohet situata “te rrethi” në Prishtinë, shihen forca të policisë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Tensionet kanë shpërthyer të ‘Rrethi’ në Prishtinë ku po tentohet zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me atë shtetëror. Në vendin e ngjarjes është policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit të cilët janë thirr për vendosjen mekanike të flamurit, pasi mekanizimi tjetër kishte dështuar.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës, tek i njëjti vend.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.