tkk

Teatri synon t’i rikthejë kompetencat për çmimin që ia mori Ministria

Periskopi.com Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës synon që t’i rikthejë kompetencat për çmimin për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Çmimin që llogaritet si stimulimi i vetëm që shteti bën për dramën shqipe e kishte përvetësuar Ministria e Kulturës në vitin 2013, shkruan sot “Koha Ditore”. Kësisoj, konkursi i ishte marrë institucionit më të lartë teatror 20 vjet pasi TKK-ja e rikthei atë.

Pos kësaj, TKK-ja synon që me rikthimin e çmimit nën administrim të hapë edhe kufijtë, duke iu dhënë të drejtë të konkurrojnë edhe shqiptarëve jashtë shtetit të Kosovës. E inskenimi i dramës që fiton çmimin e parë është një tjetër problem që kërkon zgjidhje.

Në konkursin që është mbyllur në muajin e kaluar kanë konkurruar 24 drama. Ky shihet si një numër inkurajues, pasi vitin e kaluar konkurruesit ishin përgjysmë më pak.